Deputetja e PL Monika Kryemadhi pas gati pesë orësh ka dalë nga ambientet e SPAK.
Në një komunikim për mediat ajo tha se i qëndron çdo deklaratë që ka dhënë në lidhje me reformën në drejtësi.
Gjithashtu ajo shtoi se sa i përket drejtësisë dhe sulmeve të bëra ndaj SPAK, ndahet nga kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kryemadhi më tej theksoi: “Besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, e firmosa me vetëdije të plotë duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare, deputete, bashkëshorte, nënë.
Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Padia që është dorëzuar në SPAK nga dy ushtarët e bindur të Veliajt, është paditur nëna ime, vëllai dhe fëmijët e mi. Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj.
E pyetur nga gazetarët nëse ndahet me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ajo u shpreh: “Ndahemi”.
/abcnews.al/