Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kundërshtuar sërish ligjin e ri anti-shpifje.
Përmes një konference për shtyp, Kryemadhi u shpreh se Edi Rama kërkon që të jetë vetëm goja e tij që flet. Kryetarja e LSI theksoi se i gjithë opinioni ndërkomëbtar është shprehur kundër kësaj pakete ligjore, që sipas saj cënon fjalën e lirë.
“Edi Rama kërkon që të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Ai i ka shpallur luftë fjalës nga goja e kujtdo që flet. I gjithë opinioni ndërkombëtar i ka shpallur luftë kësaj pakete. Rama dënon çdo qytetar që kërkon të informohet nëse banesa e tij është e qëndrueshme ose jo pas tërmetit.
Kërkon të dënojë dhe arrestojë çdo portal dhe drejtues nëse denoncon korrupsionin. Kërcënon dhe kërkon të dënojë dhe arrestojë çdo politikan që denocon korrupsionin dhe trafikun e tij. Eshtë vendosur haptas kundër Europës. Axhenda e Ramës prej kohësh është anti europiane dhe shqiptare. Sot të gjithë shqiptarët janë së bashku. Çdo e vërtetë që del sheshit tregon qartë pse shqiptarët braktisin vendin. Mbështetja jonë është e qartë. Asnjë kompromis nuk do të ketë”, tha Kryemadhi./abcnews.al