Me përfundimin e sezonit 2022-2023, lojtarët e huazuar jashtë klubeve apo ligave të tyre, tashmë u ka ardhur koha të rikthehen në “shtëpinë” e tyre e këtu nuk bëjnë përjashtim as ish-dyshja e Monaco, Alexander Nubel e Malang Sarr.
Portieri gjerman, Alexander Nubel u rikthye te “bavarezët” e Bayern Munich, pas 2 vitesh të shpenzuara në elitën e futbollit francez, me 26-vjeçarin që është gati për të qenë “gardiani” kryesor në “Allianz Arena”.
Ndërkaq, përsa i përket francezit, Malang Sarr, qendëmbrojtësi do të rikthehet te “blutë” e Chelsea, teksa ende nuk dihet nëse do të jetë ose jo, pjesë e “planit” te teknikut Pochettino, për sezonin e ri. /i.m /abcnews.al