Juventusi ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Denis Zakarias. Klubi e vuri në shitje mesfushorin zviceran pasi ai u kthye nga një huazim te Chelsea sezonin e kaluar.
Londinezët vendosën të mos e blinin futbollistin, ndaj atij iu desh të kërkonte një ekip të ri. Zakaria ishte i interesuar për West Ham, por negociatat me Juventus ishin të pasuksesshme.
Sipas Tuttomercatoweb, klubi torinez kohët e fundit rifilloi negociatat me Monaco dhe të dyja palët ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje. Marrëveshja do të jetë 20 milionë euro dhe Zakaria do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.
Transferimi te Monaco do t’i japë Zakarias një mundësi të re për të shfaqur talentin e tij. /G.D abcnews.al/