Momenti tragjik, Artan Hoxha rrëfen si e gjeti i ati të birin të sharruar me plumba në makinën e blinduar të shokut të Ervis Martinajt

schedule14:00 - 18 Tetor, 2022

schedule 14:00 - 18 Tetor, 2022

Ekzekutimi i Klinsman Preçit vetëm pak ditë pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë është vrasja e radhës e atentateve ndaj shokëve të Ervis Martinajt. Në fakt, Preçi nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ishte një viktimë e rastësishme.


Në fakt, objektiv i atentatit ishte Ylli Ibrahimi, një ndër shokët e Ervis Martinajt dhe autorët kanë qëlluar pikërisht ndaj vendit të shoferit të makinës së blinduar Toyota Land Cruiser duke menduar se aty ishte Ibrahimi.

Lexo edhe: Misteri, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Dora e “hekurt” që qendron pas vrasjes së dy biznesmenëve

Sipas gazetarit Artan Hoxha, autorët kanë lëshuar 120 predha në drejtim të makinës së blinduar duke menduar se i vranë, por Ibrahimi shpëtoi.

“Momenti tragjik është kur babai i Klinsman Preçit shkoi për t’i dhënë ndihmë viktimave dhe nuk e dinte që në vendin e shoferit ishte pikërisht djali i tij. Kur u dëgjuan krismat, ai ishte shumë pranë dhe shkoi ëpr ndihmë në krahun e Ylli Ibrahimit dhe pastaj gjeti të birin e tij në vendin e shoferit”, tha Hoxha duke shtuar se skuadra e qitësve profesionistë e kishte studiuar mirë terrenin për të realizuar vrasjen.

“Pas vrasjes, autorët dhe dy personat që kujdeseshin në terren për hapjen e shtegut të kalimit të tyre, hipën në makinën tip Audi dhe u larguan nga aty duke humbur gjurmët”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se më pas makina është gjetur nga vetë babai i Klinsman Preçit e braktisur në një tunel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!