Blaise Matuidi u largua nga Juventusi verën e kaluar dhe zgjodhi Inter Miami për të vazhduar karrierën, aty ku ka sërish shok skuadra Gonzalo Higuain.
Mesfushori francez është ndalur te racizmi në prononcimin e dhënë për Goal, duke zbuluar se ka rënë disa herë pre e koreve racisteve në Itali.
“Ofendimet raciste nuk duhet të ndodhin në futboll dhe në jetë. Ka ardhur momenti t’i themi stop. E kam përjetuar vetë në Serie A racizmin.
Do të kisha dashur shumë që të ndodhte edhe në Itali ajo që ndodhi në sfidën e Champions League midis PSG dhe Basaksehir“, thekson 33-vjeçari. /abcnews.al