Momenti që përloti botën: Koronaviusi ndan infermieren nga vajza, përqafimi në distancë

schedule16:37 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:37 - 5 Shkurt, 2020

Ky është momenti kur një infermiere që trajton pacientët me koronavirus në një spital kinez  është e detyruar t’i japë vajzës së saj një përqafim në distancë, brenda një zone karantine.

Autoritetet kanë urdhëruar që stafi mjekësor që trajton të sëmurët të mos kenë asnjë kontakt fizik me personat e tjerë jashtë spitalit.

Liu Haiyan u thirr për të punuar në njësinë e sëmundjeve infektive në Spitalin Popullor të Qarkut Fugou në provincën Henan të Kinës muajin e kaluar kur epidemia u përshkallëzua.

Infermierja nuk e kishte parë vajzën e saj nëntë vjeçare Cheng Shiwen prej 10 ditësh.

Ato u ribashkuan më 31 janar por duhej të qëndronin larg njëra-tjetrës për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në video vajza i thotë të ëmës sa  i mungon shumë dhe hap krahët për t’i dhënë një përqafim, ndërsa i kërkon që të “kthehet sa më shpejt në shtëpi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!