Momenti pikant / Meta – Dervishit: Betohu përpara popullit që po thua të vërtetën

schedule17:55 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:55 - 20 Shkurt, 2020

Në Konferencën për Shtyp të Presidentit të Republikës, Këshilltari Dervishi tha se në datën 17 shkurt, me anë të një kërkese i është drejtuar Qendrës së Publikimeve Zyrtare për të marrë informacion, ku është mësuar se Ministria e Drejtësisë ka dërguar për botim shkresën për emërimin e Arta Vorpsit.

I kërkuam QPZ mënyrën e administrimit të këresës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit Meta, QPZ na është përgjigjur duke na komunikuar se: Vendimi me nr. 132 i dates 21 shtator, vendimi është dërguar për tu botuar nga Ministra e Drejtësisë, nga ana jonë nuk ka patur komunikim me të tjerët.  

Kemi të bëjmë me lajthitje, jo është më keq se kaq, falsifikim. Strukturat përkatëse të Zyrës Juridike të Presidentit të Republiës po përgatisin Kallzimin Penal që do ti drejtohet SPAK për të hetuar dhe për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje”, tha Dervishi.

Pas sqarimit nga Këshilltari ligjor Dervishaj , Meta mori fjalën duke i kërkuar këshilltarit të tij të betohej përpara Popullit shqiptar se ishte duke thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Meta: Si Presidenti i Republikës po bëhem hetues vullnetar  i SPAK-ut, pa pagesë pa shpërblim. E nxorra zotin Dervishi sepse ka qenë në cdo mbledhje të komisionit të emërimeve në drejtësi. Betohu përpara popullit shqiptar që po thua të vërtetën.

Dervishi: Edhe po mos të betohem unë, i ka nxjerrë Dvorani gjithë proces-verbalet e mbledhjeve, aty kemi qenë 100%.

Meta: Ka ndonjë anëtar KED që mund të thotë se është mbledhur për të marrë një vendim të tillë?

Dervishi: Nuk besoj të ketë sepse anëtarët e KED e kanë mbyllur mbledhjen e tyre në datën 7.11. 2019 dhe nuk kanë marrë asnjë vendim në lidhje me këtë cështje, e thotë proces-verbali është i zbardhur”./abcnews.al