Një lajm i mirë vjen nga materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një çift nga Peshkopia kanë marrë tre dhuratatat më të bukura të jetës në të njëjtën ditë.
Joana dhe Viloni janë bërë prindër të tre vajzave. Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë foton nga momenti i ëmbël i ardhjes në jetë të tre vajzave të tre vajzave të çiftit të ri.
“Një lajm i bukur për Joanën dhe Vilionin, çiftin nga Peshkopia, që janë gëzuar me tre vajza por edhe për stafin mjekësor të maternitetit “Koço Gliozheni” që kanë pritur ditën e sotme lindjen e rrallë.
Trenjaket përfitojnë 360,000 lekë të reja bonusin e bebes .
22,703 të porsalindur kanë përfituar nga Janari bonusin e bebes, programin gjithëpërfshirës të qeverisë që mbështet familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan ministrja./m.v. abcnews.al