Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Panama City, ku një një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa përgatitej për të aterruar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.
Dhe pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit, ndërsa pilotët “lundrojnë” përmes një stuhie të vështirë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, pilotët janë kujdesur për zbritjen e pasagjerëve të frikësuar.
https://www.youtube.com/watch?v=EGO1Vj4nSzs
Gjithashtu, mediat raportojnë se nga goditja avioni nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë personi që ka filmuar momentin e pazakontë ka theksuar se goditje të tilla ndodhin shpesh por kjo është e veçantë pasi është filmuar nga kamerat. /abcnews.al