Momente paniku kanë përjetuar tre persona në Kinë, kur papritmas ashensori në të cilin ata po hipnin, ka bërë një rënie të lirë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga momenti i rrëzimit të ashensorit duke hedhë në ajër të tre persona, ndërsa njëri godet në tavan.
“Gjithçka po rrotullohej. Ne të gjithë u hodhëm në ajër para se të binim në dysheme , “tha Li, një nga personat që ndodhej në ashensor.
Li, i cili jeton në një apartament në katin e 25-të, kujtoi se si ashensori “ndaloi në zbritje ” .
Pas rënies, Li më pas kontaktoi me administratorët dhe shërbimet e urgjencës, për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Li pësoi vetëm mavijosje të vogla në këmbë, një tjetër thuhet se pësoi dy fraktura dhe është ende duke u trajtuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e personit të tretë./abcnews.al