Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Momenti kur një 13 vjeçareje i përplaset në fytyrë një pulëbardhë

schedule14:47 - 22 Korrik, 2021

schedule 14:47 - 22 Korrik, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në  SHBA ku një adoleshente është përballur dhe me një tjetër befasi në fluturimin e saj.

Mediat e huaja kanë publikuar një video ku duket momenti sesi një 13 vjeçareje i përplaset në fytyrë një shpend.

Teksa ajo po shijonte lëvizjen në lartësi, një pulëbardhë i është përplasur në fytyrë.

Kiley Homan ishte duke e festuar ditëlindjen e shoqes së saj para disa ditëve. Dy shoqet shkuan në një park lodrash. Luhatëset e këtij parku lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Disa sekonda pas fillimit të videos, vajza befasohet nga pulëbardha që i qëndron për pak kohë në qafë, para se adoleshentja ta largojë me dorë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!