Banorët e Unazës së Re pritet që të zhvillojnë një protestë në orën 18:30. Mësohet se policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij tubimi.
Siç dallohet edhe në videon e siguruar nga ABC News, furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë rrugës “Teodor Keko”, aty ku pritet të zhvillohet protesta. Ata janë dislokuar në pjesën anësore të rrugës.
“Kemi një mbipopullim të forcave të policisë të cilat kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugëve lidhëse me unazën e madhe dhe po kështu edhe në rrugët dytësore të rrugës “Teodor Keko””, tha gazetari i ABC News .
Për sa i përket protestës, një përfaqësi e studentëve është mbledhur për të duke diskutuar se çfarë do ndodhë në protestën e ditës së sotme.
“Do të ketë pankarta të shumta që do shpalosen, megjithatë ajo që kemi mësuar dhe na është thënë nga banorët është se do të ketë një element surprizë. Megjithatë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, tha gazetari Andi Qosja.
Ndërkohë në protestën e sotme do të jetë i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./abcnews.al