Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti i kapjes së autorit 44 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.
LEXO EDHE: EMRAT/ Të gjithë të rinj, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”
Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.e.su./abcnews.al