Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet e atentatit në Elbasan/ ABC News siguron foto nga vendngjarja, një person qëllon nga afër biznesmenin

schedule17:27 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 17:27 - 2 Dhjetor, 2025

ELBASAN- Ky është momenti kur ekzekutohet me arme zjarri biznesmeni Mondi Mehalla, pasditen e të dielës në Elbasan. Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, autori i maskuar duket se i është afruar në këmbë, shumë pranë makinës së Mondi Mehallës dhe ka qëlluar disa herë me pistolete në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë personi që shihni në këtë fotografi është Xhino Ago, ish ortaku i biznesmenit të ekzekutuar të dielën në Elbasan. Ish partneri në biznes i viktimës ka patur një rol kyç në ndihmën që i ka dhënë atentatorëve, tashmë të shpallur në kërkim, Marselo Arani e Armando Kola. Sipas grupit të hetimit, që zbardhi dinamikën e ngjarjes 48 orë më vonë, Xhino Ago iu dha vrasësve makinën e arratisjes.

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, burime për ABC News konfirmojnë se konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia e Elbasanit mundi të identifikojë dhe të shpallë në kërkim dy atentatorët, Marselo Arani e Armando Kola.

Edhe pse ishte nën masën e arrestit shtëpiak, kjo nuk pengoi atentatorin Marselo Arani të kryejë vrasjen. 

32-vjeçari me banim në Elbasan rezulton një emër i njohur për autoritetet. Në Itali ai është dënuar për shfrytëzim prostucioni, ndërkohë që në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i ka sekuestruar 14 pasuri. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij dhe duke hyrë në makinë. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë. Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e së hënës u gjet edhe pistoletë e përdorur në krim.  Viktima nuk ishte person i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedent për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.

Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!