Kryeministri kanadez Justin Trudeau dukej se harroi emrin e Anthony Albanese gjatë një takimi në Samitin e NATO-s, që u mbajt në Madrid.
Lideri australian u takua me Trudeau në Madrid të enjten në mëngjes me orën lokale, ndërsa shtrënguan duart dhe pozuan për foto.
“Është një kënaqësi e vërtetë të takohem me ah … ah … një udhëheqës i madh përparimtar”, tha Trudeau.
“Ne jemi vërtet, shumë të emocionuar që kemi ah … ah, një mik në Australi. Australia ka qenë një mik prej kohësh”, tha ai, duke vijuar të mos i përmendë emrin. /abcnews.al