Olympiacos u mposht 0-1 në ndeshjen e parë të Europa League nga Arsenal dhe tani po mendon për ndeshjen e kthimit. Ditën e sotme klubi grek ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të fluturojnë drejt Londrës.
Mes tyre është edhe një shqiptar, sulmuesi Emiliano Bullari. 18-vjeçari ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të gjigantit grek. Këtë sezon ai është grumbulluar në ndeshjen e kupës kundër Kalamata, por nuk zbriti në fushë.
Bullari aktivizohet me të rinjtë e Olympiacos, teksa ka qenë titullar edhe në UEFA Youth League. Tani ai shpreson që të luajë në Europa League dhe të tregojë vlerat e tij. /abcnews.al