“Momenti i duhur për të investuar/ Rama, sipërmarrësve të huaj: Shqipëria ka nisur të lulëzojë

schedule12:00 - 27 Mars, 2025

schedule 12:00 - 27 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se tani është momenti i duhur që çdokush të investojë në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, Rama u shpreh se Shqipëria ka nisur të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur plotësisht për potencialet e saj.

“Dua të them për këdo që ka ardhur, duhet të kuptojë se kjo është koha për të investuar në Shqipëri, sepse nesër do të jetë vonë, nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shtrenjtë për shumicën prej jush. Sado të doni në fitime, bëjeni tani, është moment që Shqipëria nis të lulëzojë dhe nuk është e njohur plotësisht për potencialet e saj. Por kur të gjithë ta marrin vesh, nuk do jetë kaq e lehtë. Dua t’iu them se shifrat, sa po fillojnë të bëhen mjaft të rëndësishme sa i takon vëllimit të investimeve, turizmit, të gjitha llojeve të eksport importeve dhe të gjitha llojeve të shprehjeve të interesit, si në hapsirën bregdetare dhe atë malore. Jemi vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!