Pesë transportues klandestinësh të huaj janë arrestuar nga policia në Pogradec. Ata ishin të gjithë nga Tirana dhe po mundësonin kalimin në mënyrë të paligjshme të 19 emigrantëve. Një nga transportuesit u shpall në kërkim.
Sipas policisë, në periferi të qytetit të Bilishtit policia kapi një minibus “Volkswagen” me 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili.
Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit dy nga të arrestuarit nuk iu bindën urdhrit të policisë, por ata u kapën vetëm pas pak minuta ndjekje. Gjithashtu në fshatin Memëlisht nje tjetër makinë brenda së cilës ishin 4 klandestinë./ABC News Albania