Kohë pas kohe lexojmë lajme të tilla në internet, megjithatë, është pothuajse e pamundur të imagjinohet se çfarë është në të vërtetë.
Falë fotografes Paulina Splechta, të gjithë mund ta shohim kwtw moment emocionues.
Paula D’Amore, një nënë e dy fëmijëve, përjetoi dhimbjet e para të lindjes në shtëpi dhe vendosi që të mund të priste pak për të shkuar në maternitetin. Fotografi u drejtua për në spitalin e lindjes me një makinë tjetër dhe kur ajo arriti jashtë Spitalit Rajonal të Boca Raton, ajo u hodh nga makina e saj për të ndihmuar Paula dhe burrin e saj Joe pasi fëmija po ngutej të lindte!
“Unë vrapova tek makina e tyre me kamerën në dorë dhe pashë Joe duke mbajtur kokën e foshnjës në duar!”, përshkruan Paulina e tronditur për revistën Popsugar.
Mund të duket kaotike, por Paula ishte tepër e qetë.
“Për fat të mirë ne të gjithë kemi punuar në një mënyrë të organizuar: Babai ishte i qetë dhe bashkëpunues dhe Paula shtyu me udhëzimet e mjekut dhe stafit infermieror të cilët zbritën të gjithë poshtë”, shton Paulina.
Veçanërisht inkurajues është fakti që Paula lindi fëmijën e saj të parë me prerje cezariane dhe kjo është foshnja e dytë që ajo lind në një lindje normale, gjë që është e pazakontë pasi kushtet në të cilat ajo lindi nuk ishin ideale!
“Është jashtëzakonisht e rrallë dhe e mahnitshme, veçanërisht kur lindja bëhet në pjesën e pasme të një makine! Por është një mesazh i fortë optimizmi për të gjitha nënat”, thotë Paulina. “Zgjidhni ekipin e duhur mjekësor, besoni në instinktin tuaj amë dhe shijoni një përvojë të bukur dhe të kënaqshme, edhe nëse gjërat nuk shkojnë saktësisht siç i planifikoni”, përfundon ajo./abcnews.al