Momentet e fundit të Elenës, nëna e çoi për ta vrarë dhe u kthye e vetme në shtëpi pa asnjë shenjë nervozizmi

schedule09:09 - 25 Qershor, 2022

schedule 09:09 - 25 Qershor, 2022

Mediat italiane kanë publikuar momentet e fundit të vogëlushes Elen Del Pozzo, e cila u vra nga nëna e saj Martina Patti, e cila fillimisht inskenoi një rrëmbim të së bijës për të fshehur krimin.


Një orë e nëntë minuta. Kjo ka qenë koha që i është dashur Martinës të vriste të voglën më 13 qershor në Katania.

Lexo më shumë për ngjarjen këtu

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 23-vjeçarja merr vajzën e vogël nga kopshti, e çon në shtëpi dhe del sërish me të pas 24 minutash.

Teksa shkonin për në shtëpi, vogëlushja është ulur në sediljen e përparme. Megjithatë, në udhëtimin e kundërt, kur nëna e saj me sa duket po e çonte në fushën ku u gjet trupi i saj, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron kalimin e makinës së Martina Pattit për herë të tretë: një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi: duart e saj janë kapur fort në timon dhe nuk duket se ka asnjë shenjë nervozizmi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!