Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer momentet e fundit të Eglantina Bucit përpara se ta vriste i vëllai pas planit që bëri i ati, pasi nuk pranonin bashkëjetesën.“Unë Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë “Golf 2”, për ta përdorur, pasi kam dy makina edhe një “Golf 3”. Shkëlzeni dhe Eglantina ishin përpara ndërsa mua më kërkoi që të futem mbrapa në makinë.
Ai i tha të motrës që do të shkonin për të pirë një kafe por më pas e devijoi rrugën drejt malit me Gropa. Englantia e kuptoi dhe filloi të dridhej dhe të qante i tha që do të bënte çtë donte ai do të martohej me këdo edhe sakat po të ishte vetëm mos ta lëndonin.
Shkëlzeni nuk i foli fare dhe vazhdoi rrugën. Në momentin që kemi arritur në malin me Gropa ai e tërhoqi të motrën me forcë nga makina ndërsa ajo vazhdonte të qante, por ai nuk e mori parasysh.
Shkëlzeni e qëlloi direkt me plumb në fytyrë dhe pastaj edhe disa herë të tjera se kujtoj shumë mirë pasi u trondita më pas është afruar tek makina ka marre disa qese dhe e ka mbështjë trupin dhe se di ku e ka hedhur pasi isha i frikësuar” mësohet se ka thënë ai, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci. (Lexo këtu dëshminë e plotë).