Momente tmerri për 38-vjeçaren në Greqi, një burrë e mbyll në banesë dhe abuzon seksualisht me të

schedule20:06 - 1 Tetor, 2022

schedule 20:06 - 1 Tetor, 2022

Një 38-vjeçare, e cila ka qenë e “burgosur” në një shtëpi në Nea Joni në Greqi, ka jetuar për të paktën 24 orë momente makthi.

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia për rastin, i cili përballet me akuza të rënda, mes të cilave dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

Dramës së 38-vjeçares i është dhënë fund nga fqinjët e shtëpisë, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje një makinë patrullë dhe një ekip policie, fqinjët kanë treguar me gisht nga shtëpia, policia i ra ziles dhe 58-vjeçari është shfaqur duke u thënë se “gjithçka është në rregull”.

Megjithatë, 38-vjeçari ka arritur t’i tregojë policisë se ka një problem, pasi policia ka hyrë për të hetuar.

Aty kanë dëgjuar se çfarë ka ndodhur saktësisht orët e mëparshme, ndërsa 38-vjeçarja është rrahur dukshëm dhe me shenja abuzimi seksual.

Menjëherë në pranga ka rënë 58-vjeçari, ndërsa në kontrollin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, një karabinë dhe një armë me dylbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!