Vogëlushi i quajtur Rubin, ka prekur zemrat e shqiptarëve, pasi nuk dëgjonte.
Familja e 7-vjeçarit ka bërë apel për ndihmë tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët janë përgjigjur duke mundësuar operacionin e Rubinit. Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, Rubinit i është kthyer dëgjimi.
Nëna e Rubinit, tregon mes zërit që i dridhet se si ëndrra e saj më e madhe që kishte iu bë realitet. Gjatë emisionit live në “ABC” dhe “T7”, Rubini ka treguar se dëgjimin tashmë e ka mjaftë të mirë. Elvisi dhe Sidriti i kanë bërë pyetje Rubinit, i cili u është përgjigjur të gjithave.
Në fund Rubini merr një dhuratë speciale, një makinë lodër të cilën e kishte shumë dëshirë. /abcnews.al/