Momente prekëse: Nëna i jep lamtumirën e fundit fëmijës që kishte 20 vite që e priste

schedule15:17 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:17 - 19 Shkurt, 2020

Një nënë me zemër të thyer ka ndarë këtë foto prekëse teksa mban fëmijën në spital para se të vdiste shkruan Mirror.

Tammy Ireson, 39 vjeç, nga Kings Lynn, Norfolk, i dha lamtumirën e saj të fundit  fëmijës së saj Wilber, i cili pësoi dëmtime në tru nga një atak kardiak.

 

 

Ajo shpreson se fotografia e lamtumirës së saj do të ndihmojë prindërit e tjerë që të përballojnë humbje të tilla dhe të marin forcë se mund t’ia dalin.

Tammy, e cila priti 20 vite për të pasur një fëmijë, tani ka një regjistrim të rrahjeve të zemrës së Wilber për të kujtuar atë dhe për ta ndjerë më  afër vetes.

 

Wilber lindi me një mutacion gjenetik të rrallë që shkaktoi sëmundje të trurit qendror, duke prekur muskujt vendimtarë  për lëvizje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!