Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Momente paniku tek Infektivi, familjarët u alarmuan pas hedhjes së 69-vjeçarit! E pikasi polici

schedule13:17 - 10 Nëntor, 2020

schedule 13:17 - 10 Nëntor, 2020

Momente paniku kanë përshkuar spitalin Infektiv por edhe familjarët që presin jashtë ambienteve të tij për pacientët e shtruar në këtë spital gjatë mesditës së sotme. Kjo për shkak të aktit që ndërmori pacienti 69-vjeçar me inicialet R.G. duke u hedhur nga kati i dytë i spitalit.

Ai është pikasur fillimisht nga një efektiv policie që monitoron zonën. Ndërkohë që familjarët që presin jashtë perimetrit të sigurisë janë alarmuar pa pasur mundësi për t’u afruar pranë vendit të ngjarjes me frikën se mos bëhej fjalë për të afërmin e tyre.

Nuk dihet ende nëse pacienti ishte i vetëm në dhomë apo me pacientë të tjerë. Ndërkohë po punohet për të mësuar shkaqet që kanë çuar atë të ndërmarrë aktin e rëndë.

Aktualisht pacienti është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!