Momente historike në Britani, një minutë heshtje në të gjithë vendin përpara funeralit të Mbretëreshës

schedule15:29 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:29 - 12 Shtator, 2022

Britania është në dhjetë ditë zie që nga 8 shtatori për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Që nga ajo ditë vendi po përjeton momente historike pasi, po i bëhen nderimet e fundit monarkes më jetëgjatë të Britanisë, e cila mbretëroi plot 70 vite.

Sipas një njoftimi të Doëning Street, të dielën e ardhshme kombi do të thirret për t’u mbledhur për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II,  ndërsa do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

“Në orën 08:00, të dielën e 18 shtatorit, para funeralit shtetëror, do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Heshtja mund të mbahet privatisht në shtëpinë tuaj ose me miqtë dhe fqinjët, jashtë në pragun tuaj ose në rrugë, ose në ngjarje dhe vigjilje të organizuara në komunitet. Inkurajojmë qytetarët, klubet dhe organizatat e tjera të marrin pjesë në këtë moment. Dhe nëse jeni jashtë shtetit, njerëzit inkurajohen të bashkohen”, tha një përfaqësues i kryeministres. g.v /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!