Një djalë 4 vjeçar me autizëm i cili nuk po përshtatej dot me izolimin për shkak të koronavirusit tashmë ka një shok të ri që do ta ndihmojë të kalojë vështirësitë.
Carl Morrison, nga Enniskillen, Irlanda e Veriut, vendosi që t’i dhuronte një qenush djalit të tij Hayden për ta ndihmuar të përballojë rregullat e distancimit social dhe ndau momentin prekës në rrjetet sociale.
Ai shpjegoi se Hayden, i cili ka autizëm dhe nuk flet, mbështetet tek rutina për të përballuar gjendjen e tij. Karantina, e cila filloi në 23 mars për Irlandën e Veriut, e ka bërë shumë të vështirë që ai të ndjekë aktivitetet e tij të përditshme.
Videoja prekëse tregon momentin kur Hayden-it i jepet qenushi dhe duket kaq i lumtur./abcnews.al
My 4 year old son who has Autism and is Non Verbal. Has a new friend Marley.? pic.twitter.com/dvHmQ0sufv
— Carl Morrison (@CarlMorrison87) May 1, 2020