Molotovi ndaj medias, reagon AMA: Pasiguria e gazetarëve dhe operatorëve, cënim i fjalës së lirë

schedule19:16 - 28 Maj, 2024

schedule 19:16 - 28 Maj, 2024

Autoriteti i Mediave Audiovizive, dënoi dhunën ndaj gazetarëve dhe operatorëve në protestën e thirrur sot para bashkisë nga përfaqësues të opozitës.

AMA vëren me shqetësim se siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese të hedhura në këtë tubim të opozitës.

Në reagimin e saj, AMA thekson se pasiguria në punën e medias është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

AMA kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!