Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lirohen “kryengritësit e armatosur” të Berishës/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia 18 protestuesit e dhunshëm

schedule12:17 - 23 Shkurt, 2026

schedule 12:17 - 23 Shkurt, 2026

Vetë Sali Berisha, në mbyllje të protestës së 20 shkurtit, I quajti protestuesit e tij, kryengritës të armatosur.

Por as ky vetëpranim nuk vlejti për Gjykatën e Tiranës, e cila liroi nga qelia 18 protestuesit e dhunshëm të Partisë Demokratike, të cilët hodhën molotov e sende të forta ndaj institucioneve shtetërore dhe punonjësve të policisë së shtetit, gjatë protestës së 20 shkurtit.

Për 17 prej tyre ti lë në detyrim paraqitje ndërsa, i 18-i u quajt me problem të shëndetit mendor dhe u la i lirë.



Vetë Berisha kërcënoi një ditë pas protestës për sulme ndaj selive të PS në rrethe, një thirrje e hapur për kryengritje. Por të hënën ndërsa shpallte protestën e radhës për të shtunën, ai e reformoi qëndrimin e tij

Pas protestës së Berishës policia ka nisur procedim dhe për deputetin Klevis Balliu, i cili është përgjegjës si një nga organizatorët e protestës.

Referimin policia e ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, ku do të jetë ky organ, që do të vendos nëse do të hetojë Klevis Balliun, apo do ta përcjellë në SPAK, për cështje kompetencash.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!