Vetëm pak minuta pasi protestuesit hodhën molotov në derën e Kryeministrisë, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Me anë të një shënimi në Twitter, Leshaj shkruan e me molotv nuk ndërtohet demokracia.
“Me molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”, shkroi Lleshaj në rrjetin social./abcnews.al
Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019