Edhe pse të paktë në numër, mbështetësit e berishes kishin të njëjtin skenar dhune si në protestat e mëparshme, me molotov drejt policisë dhe duke djegur goma para bashkiose.
Që në fillim, protestuesit shkulën barrierat metalike, që ishin vendosur për të ruajtur institucionin e Bashkisë.
Pasi hoqën gardhin metalik, një person I maskuar, hodhi disa shishe me molotov në drejtim të bashkisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë së shtetit.
Siç mund të shihet nga këto pamje, një person I maskuar, hodhi benzin dhe u vuri flakën grumbullit të gomave.
Pavarësisht se forcat zjarrëfikëse dhe policia tenoti të shuajë flakët, një grup prej protestuevse I penguan duke u dale para tubave me ujë.
Me në kyre Klevis Balliun dhe Gazmend Bardhin, një grup I vogël protestuesish, tentuan të cajnë kordonin e policisë, duke shtyre dhe ofenduar uniformat blu. Këto të fundit u përgjigjen në disa raste me gaz lotsjellës.
Pas 1 orë e 30 minuta, protesta u mbyll, ndërsa oborri para bashkisë u kthye në vendngjarje. Ekspertët mblodhën provat, ndërsa u sekusetruan edhe pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat po analizohen për të indetfikuar persona të tjerë që janë përfshirë në akte dhune.
Policia shoqëroi 5 simpatizantë të opozitës, te dyshuar se kryen akte dhune në protestën para bashkisë së Tiranës./abcnews.al