“Mollë sherri” një vajzë, vritet shqiptari në Mykonos

schedule10:28 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:28 - 20 Shkurt, 2023

Një i ri grek ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përplasur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë. Pas përplasjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

Pas krimit, vrasësi është vetëdorëzuar në polici.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!