“Molla e sherrit” një grua, shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin sirian në Kretë

schedule11:02 - 19 Qershor, 2022

schedule 11:02 - 19 Qershor, 2022

Një shqiptar dhe një 35-vjeçar sirian janë përleshur me thika në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Sipas informacioneve të cretapost, të kanë tentuar të zgjidhin mosmarrëveshjet me thika.

Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit në Chania kur një burrë me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua, shkruan protothema.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.
Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe po trajtohet ende./Abcnews.al/