Moldavia pezullon traktatin për forcat e armatosura konvencionale në Evropë

schedule21:58 - 6 Mars, 2024

schedule 21:58 - 6 Mars, 2024

Qeveria moldave do t’i dërgojë parlamentit për miratim një projekt-rezolutë mbi pezullimin e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (Traktati CFE).

Vendimi u miratua në mbledhjen e kabinetit, i transmetuar nga shërbimi për shtyp i qeverisë në Facebook, shkruan Tass.

“Duke pasur parasysh ndryshimin e rëndësishëm të rrethanave që nga nënshkrimi i traktatit, ai do të pezullohet me shanse për të rifilluar zbatimin e tij,” tha Valeriu Mija, sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Moldavisë.

Traktati CFE u nënshkrua në vitin 1990 dhe u përshtat në vitin 1997. Vendet e NATO-s nuk e kanë ratifikuar versionin e përshtatur të dokumentit, duke vazhduar t’i përmbahen dispozitave të vitit 1990, të cilat vendosin kufij për armët konvencionale bazuar në balancën e forcave që kishte ekzistuar midis aleancën dhe Organizatën e Traktatit të Varshavës të shpërbërë prej kohësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!