Moisiu flet për Lleshin: Meta do ta kalojë këtë dekret

schedule13:54 - 11 Nëntor, 2018

schedule 13:54 - 11 Nëntor, 2018

Dekeretimi të gjeneral Sandër Lleshi, si ministër i Brendshëm shikohet paraardhësi i Metës në presidence. Ish-presidenti Alfred Moisiu foli për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet.

Ish-presidenti Alfred Moisiu mendon pozitivisht për çështjen e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi. Nga Korça Moisiu tha se Meta do ta kalojë këtë dekret.
Sipas tij, këto çështje zgjidhen me mirëkuptim midis kryeministrit dhe Presidentit.

Alfred Moisiu, ish President: “Mendoj që po. Duke e parë se vërtet ka filluar procesi. Presidenti është përfaqësuesi i unitetit të kombit. Kjo do të thotë të mos lejosh kriza, kur ato krijohen ti zbusësh e jo ti ngacmosh.”

Dekretimi i ministrit të Brendshëm ka hapur nje debat mes Presidencës dhe Kryeministrisë që pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Pas refuzimit të parë të Metës, i cili tha se nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit, kryeministri Edi Rama dergoi sërish dekretin në presidencë dhe tha se do të presë 7 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!