Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka mohuar të ketë ndërhyrë ne të dhënat e sistemit policor TIMS. Muça, i pezulluar nga detyra dhe i vënë në arrest shtepie me urdhër te prokurorise, ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se ne 2 gusht 2023, natën kur besohet se u bë ndërhyrja në sistemin TIMS, ai nuk ka qenë I pranioshem në zyrën e serverit ku dhe pretendohet te kete ndodhur ngjarja.
Muca eshte shprehur se te dhenat e Tims nuk mund te merren me USB apo të kopjohen për një kohë të shkurtër, per shkak se ato jane me permbajtje mijera Terrabajt.
Po ashtu, ai shton se ka ndihmuar për përmirësimin e sistemit TIMS, me procedurat e ruajtjes së të dhënave që nga koha kur mori detyrën.
Megjithatë, Prokuroria ka mundur që të faktojë me pamje filmike se ai ka qenë, gjatë natës së 2 gushtit sëbashku me një person tjetër të paautorizuar në ambientet e drejtorisë së teknologjisë dhe Informacionit të Policisë së Shtetit.
Sipas prokurorisë të gjitha veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ndërsa Ervin Muça ka përdorur bexhin e një punonjeseje tjetër që në atë periudhe ishte me leje vjetore. Kundër deklaratave të Ervin Muçës janë edhe dëshmitë e punonjësve që merren me ruajtjen e godinës, të cilët kanë pranuar se ai ka ardhur gjatë natës tek zyrat.
Për këtë prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.
Hetimi i këtij procedimi penal është shtrirë në pyetjen e tërë personave të përfshirë në diten e ngjares por njekohësisht edhe ne kryerjen e ekspertimeve përkatese, nga është konfirmuar edhe ndërhyrja në sistemin TIMS.
“Nga ana tjetër, prokuroria, por edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë pohuar për ABC News se Ervin Muça është me pamje filmike, të datës 2 gusht 2023, pra, është dokumentuar me pamje filmike, se ai paraqitet në zyrë, ndryshe nga deklaratat e tij, duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm në zyrë në këtë periudhë, ku dyshohet se janë bërë edhe ndërhyrjet në sistemin TIMS. Por prokuroria, sipas tyre, i ka ngritur akuzën duke i dokumentuar edhe me pamje filmike, ku Ervin Muça paraqitet te zyra e tij në rrugën “Mine Peza”, afër komnisariatit nr.3, ku dyshohet se gjatë natës ka bërë ndërhyrje në sistemin TIMS”, raportoi gazetari Leka.
Pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit në policinë e Shtetit, Ervin Muça, Policia e Shtetit mori vendim për ta pezulluar nga detyra./abcnews.al