Mohoi se është lidhur me Mozzik-un, Kiara Tito tregon se çfarë fshihet pas fotos që shtoi dyshimet

schedule22:32 - 29 Qershor, 2022

schedule 22:32 - 29 Qershor, 2022

Kiara Tito ka folur sërish për lajmet që qarkulluan së fundmi se ka nisur një romancë me Mozzik. Shkak për këto thashetheme u bë një postim që bëri reperi në Instagram. Bëhej fjalë për një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Mirëpo, me shpejtësi nisi të qarkullojë një foto e Kiara Titos, ku shfaqej e veshur me një fustan të njëjtë. Kaq mjaftoi që rrjeti të “ziente” për dyshen, por moderatorja, ishte reagoi me shpejtësi duke hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm që lidhej me të dhe me reperin.

“Më kanë ardhur këto foto në DM, gjithashtu po lexoj edhe në portale. Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale, por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto.”, ishin fjalët që shkruante pak ditë më parë moderatorja.

Së fundmi, e ftuar në Goca dhe Gra, aj ka sqaruar se çfarë qëndron pas fotos me fustanin jeshil. “Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat.

Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, tha moderatorja, e cila sapo ka mbyllur me sukses sezonin e “Style Star” në ABC.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!