Mohoi ndërhyrjet kirurgjikale, mjekja ruse nxjerr “blof” Arbenita Ismajlin

schedule13:16 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:16 - 9 Shtator, 2020

Pak kohë më parë, Arbenita Ismajli u vu në qendër të kritikave se ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Disa pamje të modeles që një klinikë ruse publikoi, tregonin ndërhyrjet që kishte bërë. Mirëpo, 22-vjeçarja mohoi kategorikisht këto ndërhyrje duke ndarë disa fotografi të vetes së saj.

Por, së fundmi doktoresha që ndau më parë pamjet e Arbenitës, është përgjigjur se kjo e fundit ka qenë paciente e saj, pasi ajo ndan vetëm fotografi të punës reale të saj. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve në Instagram, ku njëri prej tyre ka shkruar:

“A publikon foto të ndonjë personi që nuk ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.” Ndërkohë, që mjekja ia ka kthyer:  “Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.” /abcnews.sl/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!