Mohamed Salah, sërish lojtari i vitit në Afrikë

schedule14:53 - 9 Janar, 2019

schedule 14:53 - 9 Janar, 2019

Mohamed Salah u shpall Lojtari më i mirë i vitit në Afrikë. Sulmuesi i Egjiptit dhe Liverpulit e fitoi çmimin për herë të dytë radhazi Kontinenti nuk gjeti ende më të mirë se ai. Mohamed Salah e fitoi për herë të dytë radhazi çmimin e Lojtarit të vitit në Afrikë, dhe ky titull individual iu dorëzua në një ceremoni të zhvilluar në Dakar.

Egjiptiani la pas shokun e tij tek Liverpuli, Sadio Mane, dhe sulmuesin tjetër, Pjer-Emerik Obamejang të Arsenalit, ndërsa është egjiptiani i dytë në histori që ia del ta fitojë trofeun.

Ishte një ditë e madhe për Egjiptin, pasi fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Kombeve të Afrikës në vend të Kamerunit. Në skuadrën e vitit për Afrikën, plot 7 lojtarë ishin nga Premier Liga, si Salah, Mane, Obamejang, Keita i Liverpulit apo Mahrez I Mançester Sitit.

“Është një nder i madh për mua që arrij ta fitoj këtë çmim dy herë radhazi, – u shpreh ai, – që kur isha fëmijë, ishte ëndërr që të shpallesha Lojtari i vitit në Afrikë. Falenderoj familjen time, shokët e skuadrës dhe tifozët, ndërsa këtë çmim ia dedikoj atdheut tim, Egjiptit”. Sulmuesi 26-vjeçar pati një vit të shkëlqyer 2018, ndonëse nuk arriti të fitonte trofe, as me Liverpulin dhe as me Egjiptin.

Ai realizoi 32 gola në Premier Ligë duke fituar Këpucën e Artë, dhe realizoi 44 rrjeta në të gjitha konkurrimet. Me Egjiptin debutoi në Kupën e Botës në Rusi, duke shënuar dy gola Salah doli i gjashti në renditjen e Topit të Artë, por fitoi Çmimin “Pushkash”, të golit më të bukur të vitit, dhënë nga FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!