Mogherini: Viti 2018 shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

schedule14:52 - 2 Janar, 2018

schedule 14:52 - 2 Janar, 2018

Sipas Federika Mogerinit, përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin europian, viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit perëndimor.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federika Mogerini, deklaroi se viti 2018 do të jetë vit kyç për Ballkanin Perendimor me qëllim që integrimi evropian dhe reformat të bëhen të pakthyeshme.

Ajo shtoi se viti që lamë pas nuk ishte i lehtë. Mogerini ka vizituar gjashtë kryeqytete në rajon në disa nga momentet më të vështira –  në disa raste, në momente të krizës së thellë politike. Ajo tha se falë vendimeve të rëndësishme dhe punës së madhe shumica e krizave janë zgjidhur. Sipas Mogherinit rruga drejt reformave ka rinisur dhe pse ende ka shumë punë. Ajo shtoi se viti 2018 do të jetë vit kyç, që këtë herë të përforcohet dhe të bëhet i pakthyeshëm. Ky, sipas saj do të jetë rezultat i rëndësishëm, jo vetëm për rajonin, por edhe për tërë Evropën. Ajo, mes momenteve të cilat e kanë shënuar vitin e kaluar, i theksoi shënimin e 60 vjetorit të BE-së, krijimin e mbrojtjes evropiane, bashkëpunimin me vendet nga Afrika për emigrim, Samitin e Partneriteteve lindore, mbështetjen e BE-së për marrëveshje bërthamore me Iranin, Konferencën për ardhmërinë e Sirisë etj./abcnews.al