Shefja e politikës së jashtme të BE, Mogherini, në një konferencë për shtyp nga Brukseli prezantoi detaje nga progres-raportet për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Duke u ndalur tek Shqipëria, Mogherini theksoi se Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për shkak të reformës së thellë të bërë në gjyqësor. Më tej gjatë fjalës së saj ai u shpreh se rekomandimi pozitiv i ka kaluar Këshillit Evropian, duke u shprehur se tashmë topin në fushën e Këshillit, i cili do thotë fjalën e tij për progres-raportin e publikuar sot.
“Është bërë punë madhore për të vlerësuar ecurinë e arritur për të arritur në këto raporte. Gjatë viteve të fundit BE ka investuar me shifra të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi qenë dëshmitarë të arritjeve dhe suksese që janë mbresëlënëse, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë treguar rezultate për reformat. Zbatim mbresëlënës i reformës në drejtësi, që ka sjellë rezultate të prekshme. Kam qenë së fundi në Tiranë për Samitin. Në bazë të një vlerësimi të rreptë dhe objektiv këtë vit për herë të dytë komisioni rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tashmë është radha e BE-së të bëjë punën e tij. Topi ynë tani do të kalojë në Këshillin e Evropës. BE të japë ato merita aty ku ato ekzistojnë. Kur ne vlerësojmë meritat në mënyrë objektive, ato duhen njohur. Në të kundërt do të dëmtohet besueshmëria e BE-së, do të minohet stabiliteti dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme, ndoshta sjellin edhe një moment zhgënjimi në këto vende të rajonit, por edhe në BE dhe tek BE si institucion”, tha Mogherini./abcnews.al