Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka arritur në kryeqytetin serb, por përkundër interesimit, tensionet janë ulur vetëm me një njoftim për shtyp. Kishte qenë larg për tu marrë me vatren e re politike dhe në njoftim për shtyp thuhet se është folur për të ardhmen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.
Njoftimi i presidencës serbe, e cila u tha gazetarëve se nuk do të ketë sqarime para mediave, thotë shkurt se Mogherini ka biseduar me presidentin Vuçiç me sinqeritet për dialogun.
“Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini ka shprehur keqardhje për ngjarjet e djeshme në Kosovë. Ajo që ka ndodhur nuk guxon të përsëritet. Bashkimi Evropian pret të ruhet paqja me një qasje të përmbajtur dhe të zgjuar”, thuhet të ketë thënë Mogherini.
Në njoftimin, në të cilin Presidenti Vuçiç nuk ka thënë asgjë thuhet se të dy kanë rënë dakord për gjetjen e zgjidhjes në mënyrë paqësore dhe se është në interest ë Serbisë të ruaj paqen dhe progresin në rrugën drejt BE-së.
Ende nuk dihet nëse Serbia do të qëndroj apo të tërhiqet nga bisedimet në Bruksel pasi tensionet e ngritura dhe konferenca me serbët e Kosovës nuk ka lënë shumë shpresë./abcnews.al