Një ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit izraelit Benjamin Netaniau dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian Mogferini, mediat raportojnë se biseda nuk ka qenë aspak e qetë. Mogerini ka bërë të qartë se Europa nuk do të ndjekë shembullin amerikan për Jeruzalemin .
Ka qenë një takim i ashpër dhe shumë i prerë ai i një dite më parë mes kryministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrave të jashtëm europian. Netaniau u shpreh për mediat se prêt që vende të tjera të transferojnë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Por përfaqësuesja e lartë e BAshkimit Europian, Federika Mogerini, tha prerë se Netaniau mund të presë sat ë dojë pasi një vendim i tillë nuk do merret asnjëherë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ajo bëri këtë deklaratë menjëherë pas takimit me Netaniaun duke shpjeguar se nuk mund të ketë iniciatrivë për paqe në Lindjen e Mesme nëse nuk impenjohen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por sipas saj SHBA-të nuk duhet të krijojnë iluzione për iniciativa personale pasi duhet një kuadër rajonal dhe ndërkombëtar që të shërbejë si bazë.
Sipas burimeve diplomatike europiane, takimi mes kryeministrit Netaniau dhe ministrabe të jashtëm të vendeve anëtare në BE, ka qenë i ashpër. Disa ministra e kanë pyetur nëse ai mendonte vërtet se vendimi i Uashingtonit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit do të shërbente për paqen në Lindjen e Mesme. Ndërsa të t tjerë e kanë akuzuar se nuk mund të ketë paqe në një kohë që Izraeli vazhdon të pushtojë territore që nuk i përkasin.
Mëngjesi informal i punës ku morën pjesë vetëm ministrant, zgjati më shumë se sa ishte parashikuar dhe takimi mes Netaniaut dhe presidentit të komisionit europian Zhan Klod Junker nuk u realizua./abcnews.al