Modric nuk duron më: A pyet ndonjë për ne?! Na thoni kush luan pastaj…

schedule20:10 - 24 Nëntor, 2020

schedule 20:10 - 24 Nëntor, 2020

Jurgen Klopp foli. Më pas edhe Pep Guardiola e Ole Gunnar Solskjaer. Nuk heshti as Toni Kroos, ndërkohë që pak kohë më parë kishte dhënë një deklaratë interesante edhe Arsenen Ëenger, i cili shprehej se as nuk e kuptonte se si funksiononte një kompeticion si Nations League.

Problemi i rritjes së numrit të ndeshjeve po i bën bashkë trajnerët dhe futbollistët, sidomos në këtë periudhë të pazakontë. Luka Modric është i radhës që ngre zërin, teksa ishte para mediave në prag në ndeshjes që Real Madrid luan kundër Interit në Champions League.

“Mendoj se na mungon qëndrueshmëria dhe vazhdimësia. Sezonin e fundit e dinim që kishim 11 finale dhe u përgatitëm për diçka të tillë.  Tani sa herë luajmë, pa tifozë, është më e vështirë. mendoj se ky është një problem i vogël për ne. Ka shumë ndeshje, çdo tre ditë.

Ata duan gjithmonë e më shumë ndeshje, kompeticione, askush nuk pyet për shëndetin e lojtarëve. ka shumë dëmtime… Edhe më shumë lojtarë do të dëmtohen dhe pastaj kush do t’i luajë këto ndeshje? Gjithsesi, pavarësisht çfarë unë them, nuk e di nëse ndonjë gjë do të ndryshojë”, tha Modric. /abcnews.al