Luka Modric është një nga shtyllat e skuadrës së Real Madrid, i cili prej vitesh ka marrë në dorë çelësat e mesfushës.
Sot kroati feston 37-vjetorin e lindjes, teksa ka treguar edhe formulën e suksesit. Mesfushori shprehet se mendon 24 orë në ditë për futbollin dhe se pa punë talenti është kot.
“Cili është sekreti pas formës time? Është një pyetje të cilën e kam pak të vështirë ta shpjegoj për të tjerët, edhe pse për mua personalisht është e thjeshtë. Unë mendoj për futbollin 24 orë në ditë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. E dua shumë atë që bëj dhe po e shijoj profesionin tim si kurrë më parë sepse e di që jam në një moshë të vështirë për një futbollist. Ndoshta, prandaj jam i motivuar sepse nuk e di për sa do të zgjasë ky nivel në këtë klub që kërkon gjithnjë maksimumin.
Mundohem t’i shijoj stërvitjet dhe ndeshjet dhe e gjithë kjo të ndihmon të ndihesh mirë. I jam mirënjohës Zotit për talentin që më ka falur, por më pas duhet punuar çdo ditë dhe duhet t’i dedikohesh shumë profesionit. Talenti pa punë është asgjë, duhet shumë punë për të qenë i suksesshëm. Tani unë vij në stërvitjen e Realit shumë më herët se orari dhe konsumoj mëngjesin, më pas konsultohem me fizioterapistët për të dalë në stërvitje pas një nxjehje të lehtë. Më pas shkoj në shtëpi dhe kaloj kohën me familjen time, kjo është rutina ime e përditshme. Pak e mërzitshme apo jo?”, u shpreh Modric.