Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca artificiale në të gjitha shërbimet/ Rama: Tatimet do analizojnë të gjitha transaksionet me AI

schedule10:51 - 17 Prill, 2025

schedule 10:51 - 17 Prill, 2025

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në ofrimin e të gjitha shërbimeve publike në vend.

Kryeministri Edi Rama tha se pas prokurimeve inteligjenca artificial do të përdoren edhe në tatime e dogana.

Brenda vitit të gjitha transaksionet që kryen në vend do të analizohen nga teknologjia e cila edhe do të sinjalizojë në rast të problemeve.

Ofrimi i shërbimeve online u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve rreth 620 milion euro dhe ka ulur ndjeshëm korrupsionin.

Kreu i qeverisë  tha se vitin e kaluar janë përballur me një sërë sulmesh kibernetike.

Vetëm në 3 muajt e parë nga E-albania janë marrë rreth 4.4 milion shërbime ndërsa tashmë komandat  mund të jepen edhe në mënyrë zanore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!