Moderna kërkesë tek EMA për aprovimin e vaksinës tek adoleshentët

schedule15:39 - 7 Qershor, 2021

schedule 15:39 - 7 Qershor, 2021

Moderna  këtë të hënë ka bërë me dije se ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për aprovim me kusht për vaksinën Covid-19 për adoleshentët.

Kompania përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se ka aplikuar për aprovimin e vaksinës së saj për këtë grupmoshë më të re në Shërbimin Shëndetësor të Kanadasë dhe do të kërkojë miratimin për përdorimin e saj urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SH.B.A. dhe rregullatorë të tjerë.

Vaksina Moderna është përdorur tashmë në Bashkimin Evropian për personat mbi 18 vjeç dhe vaksinimi i fëmijëve është konsideruar i rëndësishëm për arritjen e imunitetit tufë kundër koronavirusit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!