Moderna do të prodhojë deri në 3 miliardë doza vaksinash deri në 2022

schedule15:06 - 29 Prill, 2021

schedule 15:06 - 29 Prill, 2021

Kompania farmaceutike amerikane Moderna pritet të rrisë prodhimin  deri në tri miliardë doza gjatë vitit 2022. Gjithashtu  pritet të rrisë prodhimin e vaksinave në  2021 nga 800 milion deri në  1 miliard doza.

Moderna tha se prodhimi do të dyfishohet në fabrikat e saj në Zvicër dhe Spanjë, ndërsa do të rritet deri në 50 për qind edhe në fabrikat në SHBA. Njoftimi vjen pasi përhapja e varianteve të koronavirusit në vende si India, ka rritur shqetësimet në të gjithë vendet e botës.

Moderna është autorizuar për përdorim te të rriturit në SHBA, Bashkimin Europian dhe shumë vende të tjera. Vaksina është thënë se është 94.1 për qind efektive.

Vitin e kaluar, Moderna nisi testimin e vaksinës së saj  te fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, por rezultatet nuk janë publikuar ende./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!