Moderatorja shqiptare tregon se streçet i merr tek sektori i fëmijëve: Jam dobësuar shumë

schedule17:30 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:30 - 3 Gusht, 2021

Moderatorja e njohur, Fatma Methasani u bë nënë për herë të pare në janar të vitit të shkuar. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Noah.

Së fundmi, Fatma ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një detaj nga periudha pas lindjes së bebit dhe tregon se ka humbur shumë kilogramë.

“Dhe siç po thoja, jam dobësuar deri në pikën që blej streçe tek sektori fëmijëve. Madje shpesh herë jam matchy-matchy (njësoj) me një vajzë 10-vjeçare që bën balet te palestra ime”, ka shkruar ajo.

Më herët, Fatma ka treguar se nuk e ka kaluar lehtë periudhën pas ardhjes në jetë të djalit, sepse i është dashur të luftojë me depresionin postpartum./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!